Organizuar nga Shoqata Kosovare e Fizikës dhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe nga profesorët Saud Rrahmani, Arben Duraku dhe Tuba Pajaziti, në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan janë mbajtur Garat Komunale të Fizikës. Koordinatore e organizimit të garave në nivel të komunës së Gjilanit ishte Doruntina Kllokoqi.
Garat janë mbajtur në kategoritë për klasat e nënta, të dhjeta, të njëmbëdhjeta dhe të dymbëdhjeta.
Siç ka theksuar Saud Rrahmani, profesor i Fizikës rezultatet e arrituara janë këto:
Klasa IX
- Diar Keka ,,Thimi Mitko” 2. Erion Rexhepi “Selami Hallaqi” 3. Blinera Sopi “Selami Hallaqi”
Klasa e 10
- Artina Limoni 2. Erina Xhyrishevci 3. Leonita Hajdini
Klasa e 11
- Olt Bajrami 2. Melos Hajrullahu 3. Era Januzi
Klasa e 12
- Olt Imeri.
Suksese nxënësve në garat shtetërore më 25 Shkurt 2023 që do të mbahen në Prizren! /2LONLINE/