(2LONLINE) – Arben Maliqi, këshilltar komunal, nga sot i është bashkuar grupit më të madh politik në Asamblenë Komunale të Gjilanit, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
“Arben Maliqi është këshilltar komunal në mandadin e tretë në Gjilan dhe kjo do ta pasuroj Grupin e këshilltarëve të LDK-së në Kuvend. Tani LDK numëron 13 ulëse në Kuvend dhe edhe njëherë dëshmon së është grupi më i madh politik në Gjilan. Ky aderim tregon që LDK në këto pak muaj të qeverisjes së saj është afër qytetarëve me projekte konkrete”, ka thenë Saranda Bllaca zëdhënëse e Degës së LDK-së.
Ajo tha se LDK – Dega në Gjilan, është e hapur për të gjithë qytetarët e saj, në të cilën cdo ditë e më shumë aderojnë të rinjë e të reja, duke punuar me intenzitetin më të madh për ta fituar Kosovën dhe për t’ia kthyer dinjitetin qytetarëve. /2lonline/