Kuvendi komunal i Bujanocit gjatë seancës e sotme ka votuar për ndryshimin e emërtimit të sheshit kryesor të qytetit të Bujanocit nga ai “Karaxhorgje Petroviq” në “Skenderbeu”. Propozimi për emërtimin e sheshit erdhi nga kryetari i kuvendit komunal, Jonuz Musliu ndërsa është mbështetur fuqishëm edhe nga kryetari i komunës së Bujanocit, shkruan Titulli.com.
Shaip Kamberi, theksoi se kjo është nevojë për barazi dhe mbi të gjitha për zhvillimin e komunës së Bujanocit.
Gjatë votimit morën pjesë pro edhe këshilltarët e Partisë Demokratike, parti e cila gjatë udhëheqjes së kaluar nuk e ka mbështet propozimin për ndryshimin e emërtimit së bashku me partnerin e koalicionit të atëhershëm Lëvzijen e Progresit Demokartik.
Më 3 mars të këtij viti janë vendosur tabelat në sheshin kryesorë me emertimet e aprovuara atëhërë në sheshin e Paqes dhe ate Karaxhorgje Petroviq.
Propozimi i kuvendit komunal për emërtimin e sheshit “Skenderbeu” në Bujanoc do të shkoj në ministrinë përkatëse në Beograd dhe pastaj mundë të shpallet vendimi, propozimi i emërtimit të sheshit të Bujanocit, u votua me 22 vota pro, dhe 14 kundër.