DYLON

Çelësi i ndryshimit është në dorën tonë!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Politikanët e Kosovës kurrë nuk kanë bashkëjetuar me qytetarin, me hallet e tij. Këta politikanë i njohin qytetarët njëherë në katër vite, kur është kohë e zgjedhjeve, duke u premtuar punësim, mirëqenie, arsim e shëndetësi cilësor, madje edhe parajsën. Kurse pas zgjedhjeve vazhdon avazi i vjetër i tyre, me vjedhje, abuzime dhe keqpërdorime. Pas zgjedhjeve nuk duan t’ia dinë se a ekziston diku qytetari që ia ka besuar votën. Pikësëpari ne si shoqëri jemi e dështuar, prandaj kemi një klasë politikë të tillë, e dështuar, jo serioze dhe kriminale. Kjo klasë politike nuk e ka hallin që Kosova vazhdon të ngelet e izoluar.

Ata me vetëdije e kanë bërë një gjë tillë, sepse kështu iu leverdis kriminelëve dhe diktatorëve. Populli sa më shumë të jetë i izoluar, atyre u zgjatet sa më shumë jeta në pushtet. Por, për këtë izolim, varfëri dhe dëmet e shkaktuara nga këta horra të politikës, fajin e kanë edhe qytetarët e Kosovës. Qytetarët e Kosovës janë fajtorë që këta fundërrina janë pasuruar me paratë e tyre dhe janë shfrenuar në luks. Qytetarët e Kosovës janë fajtorë që këta po e keqpërdorin votën e tyre dhe pozitën e tyre zyrtare, sepse kur po vjen koha e zgjedhjeve i madh e i vogël po vrapojnë cili më i pari t’ua japë votën. S’ka mundësi që një popull të jetë viktimë, ku pavarësisht se sa vuajnë nga këta politikanë, për 17 vite rresht prapë i votojnë.

EkoHigjiena

Qytetari i Kosovës ka në dorë ta ndryshojë këtë gjendje, e arma më e fuqishme e tij është vota, por nëse nuk sheh asnjë alternativë se për kë të votojë, edhe pse për momentin nuk kanë, atëherë më mirë t’i bojkotojnë zgjedhjet, sepse vota e tyre po i mban në pushtet këta politikanë keqpërdorues, që me votën e tyre kanë krijuar pasuri marramendëse. Përndryshe, kjo gjendje e rëndë nuk do të ndryshojë kurrë, por do të rëndohet akoma më shumë. Prandaj, qytetari i Kosovës duhet të vetëdijesohet njëherë e përgjithmonë, që të jetë aktiv, nëse dëshiron të ketë një jetë të dinjitetshme dhe një shtet ligjor. Nuk i falet më këtij populli nëse vazhdon të mashtrohet e gënjehet nga këta mafiozë të politikës, të cilët këtë gjë janë duke e bërë prej 12 qershorit të ’99-s! Nëse edhe në zgjedhjet e ardhshme këta qelbësira marrin prapë vota, më besoni që Bashkësia Ndërkombëtare do të heqë dorë përfundimisht nga ne, duke e parë që ne nuk ndryshojmë dhe nuk e duam ndryshimin. Por, nëse qytetarët e Kosovës kësaj radhe vetëdijesohen dhe nuk i votojnë prapë këta hajdutë e fundërrina, atëherë këta mashtrues nuk do t’i kemi më në skenën politike. Por, do t’i shohim në burg. Aty ku shumica e kanë vendin. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.