Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu dhe stafi i tij, sot vizitoi fshatin Dobërqan ku ka filluar ndërtimi i xhamisë së re në Lagjen e Muhaxherëve.
Ata u pritën në objektin e sapofilluar nga Këshilli inicues për ndërtimin e xhamisë, Haxhi Jusuf Huruglica dhe Selami Huruglica, të cilët edhe sqaruan detajet e projektit të xhamisë që pritet të finalizohet gjatë këtij viti.
Kryetari Aliu uroi që objekti i xhamisë të përfundojë sa më parë dhe në një të ardhme të afërt të vijmë për të filluar faljen e namazit në xhami të re./2LONLINE.com/