Këshilli Kombëtar Shqiptar do të shpërndajë libra falas për të gjithë nxënësit që vijojnë mësimin fillor në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen e këtij institucioni në facebook thuhet se janë gjithsejtë 4052 nxënës me rreth 4000 prindër të liruar nga barra financiare.
“Me këtë rast, shpreh një falënderim të veçantë për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë dhe Ministrinë e Financave të Republikës së Kosovës, që kontribuuan me rreth 140.000€ për financimin e librave në Luginën e Preshevës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e KKSH-së.
KKSH ka falënderuar edhe Ministrinë e Arsimit në Beograd, Trupin Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për mbështetjen për kryerjen e obligimit rreth taksës po ashtu të gjithë partnerët ndërkombëtarë për kontributin e tyre, si OSBE dhe ambasadat mike të Luginës së Preshevës të akredituara në Beograd.
BURIMI: Titulli.com