Agushi: Zhegrën e harruat, krejt çfarë keni bërë është një trotuar i shtrembër e disa rrugica

Agushi: Zhegrën e harruat, krejt çfarë keni bërë është një trotuar i shtrembër e disa rrugica

Isa Agushi, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka akuzuar drejtuesit e Komunës së Gjilanit se e kanë harruar Zhegrën, ndonëse është një lokalitet i madh. Ai tha se për këto shtatë vite të kësaj qeverisje kanë munguar investimet dhe se qytetarët e asaj ane janë mashtruar veç për vota, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Agushi tha se Zhegra është harruar përkundër premtimeve të mëdha që ky pushtet i ka bërë në fushatë por që pastaj nuk ka bërë gjë.

“Një lokalitet të madh si Zhegra e keni lënë zorrë qorre, e keni lënë anash. Zhegra ekziston vetëm në fushata. Përveç një trotuari të shtrembër e disa rrugica nuk keni berë asgjë. Zhegrën e keni lënë vetëm për vota”, ka thënë Agushi i PDK-së, në kritikën e tij ndaj pushtetit aktual të Gjilanit.

Ai po ashtu përmendi edhe palestrën sportive që sipas tij ka nisur që sa vite por nuk është askund dhe ende nuk po kryhet. /2LONLINE.com/

KOMENTE