DYLON

Arrestohet i dyshuari nga Drenasi për vjedhje në xhamitë e Gjilanit

Arrestohet i dyshuari nga Drenasi për vjedhje në xhamitë e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Policia e Gjilanit ka bërë me dije është prangosur i dyshuari për vjedhje në disa xhami të komunës së Gjilanit. I dyshuari është nga Tërsteniku i Drenasit dhe ai është arrestuar në Pejë ku po mbahet në mbajtje për 48 orë, pasi që është i dyshuar edhe për vepra të tjera në Pejë. Gjatë intervisitimit janë gjetur fakte të qëndrueshme e ai po ashtu është kryes i veprave të vjedhjeve në tri xhami të Komunës së Gjilanit, transmeton Portali 2LONLINE.com

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në bazë te informatave dhe dëshmive që Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit i kanë mbledhur përmes rrugëve operative në lidhje me rastet e vjedhjeve të xhamive, është lokalizuar dhe është arrestuar i dyshimti G. G. – 2001, nga fshati Tërstenik – Komuna Drenas. Personi i dyshimtë me date 03 shtator 2020 është intervistuar, në prezencë te avokatit mbrojtës, në stacionin policor në Pejë, sepse i njëjti në po këtë stacion është ndaluar për 48 orë, si i dyshimtë për rastet tjera të stacionit të Pejës.

Zëdhënësi Hashani tha se gjatë intervistimit janë gjet fakte të qëndrueshme se ai i ka kryer që të tria vjedhjet nëpër xhamtë në regjionin e Gjilanit dhe atë:

EkoHigjiena

1. Xhamia e fshatit Malishevë të Gjilanit, më datë 20 Qershor 2020
2. Gjilan, te xhamia e “Medresesë që ka ndodhur më 28 Gusht 2020, si dhe
3. Në Xhaminë e fshatit Ponesh gjithashtu me datë 28 Gusht 2020.

Zëdhënësi Hashnai tha se me urdhër të prokurorit rastet, veç e veç, procedohen në procedurë të rregullt, pasi që i dyshimti ndodhet në mbajtje në Pejê.

“Policia e Kosovës është e përkushtuar që t’i sjellë para drejtësisë të gjithë personat e dyshuar të përfshirë ne raste te veprave penale”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.