Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim ef Aliu ka pritur në takim lamtumirës Komandantin e LMT -KFORI TURK Halil Arda Balik me bashkëpunëtorë.
Kryetari Aliu e falënderoi komandantin Balik për punën dhe të angazhimin e tij në sferën e sigurisë si dhe përkushtimin e tij rreth aktiviteteve fetare të organizuara nga KBI në Gjilan.
Ai gjithashtu falënderoi komandantin e LMT kapitenin Halil Arda Balik për kontaktet e vazhdueshme që LMT ka me KBI në Gjilan.
Aliu ndër tjerash njoftoi mysafirët për punën e KBI- së dhe vështirësitë e aktiviteteve të Bashkësisë Islame gjatë kohës kur po përballemi me pandemi.
Në fund të takimit u shkëmbyen dhurata modeste si nga kapiteni po ashtu edhe nga kryetari Naim Aliu. /2LONLINE.com/