Këshilli I Bashkësisë Islame në Gjilan , ka shpërndarë 200 pako ushqimore për familjet me jetimë dhe kategoritë të tjera në nevojë në komunën e Gjilanit. Secila pako perbëhej nga gjërat më elementare për ushqim , si miell, sheqer , kripë, qaj, vaj, makarona, fide, hurma oriz, biber etj.
Ndihma e sotme ka qenë vetëm një nga aktivitetet humanitare gjatë muajit të Ramazanit. Ngase këtë ramazan e kanë shoqëruar shumë iftarë të shtruara më nevojtarë, pastaj shumë qytetarë janë ndihmuar në bazë të kërkesave të tyre konkrete.