DYLON

Shaqiri flet për largimin, shuan zërat

Avatar photo Elife Sherifi

Trajneri Jurgen Klopp e shfrytëzoi reprezentuesin e Zvicrës, Xherdan Shaqiri deri në mes të sezonit, por në fund ai i dha shumë pak hapësirë.

Këto kanë shtyrë të shtohen spekulimet se a do të largohet Shaqiri nga Liverpool këtë verë, por ai ka mohuar vetë këta zëra.

“A është kjo pse kam ardhur te Liverpooli? Po. Ky klub ka nevojë të fitojë trofe, është start i mirë të fitojmë këtë apo jo. Tani vitin e ardhshëm do të provojmë të fitojmë Premier Ligën”, ka thënë Shaqiri për gazetarët pasi Liverpooli mposhti Tottenhamin të shtunën për të fituar Ligën e Kampionëve.

EkoHigjiena

“Kjo është ëndrra ime e madhe, të fitoj Premier Ligën me këtë klub. Ndihem jashtëzakonisht mirë. Ka kaluar kohë e gjatë që kur Liverpooli fitoi këtë trofe, 2005. Është e mrekullueshme t’u japësh tifozëve atë që e meritojnë. Klubi meriton gjithçka, stafi, të gjithë”, ka deklaruar më tej Shaqiri.

Shaqa ka shënuar gjashtë gola në 30 paraqitje për “Të Kuqtë” sivjet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.