Këshilli i Bashkësisë Islame(KBI) në Gjilan shtroi iftar për Rininë Studentore të Universitetit “Kadri Zeka” Në ambientet e restorantit të Medresesë Alaudin në Gjilan.
Kryetari i KBI-së, Naim Aliu, ka bërë të ditur se ky është iftari i dytë i radhës që KBI ka filluar që në vazhdën e aktiviteteve të ndryshme për muajin e madhërishëm të Ramazanit të bëjë me stafin dhe administratën e KBI- së.
“Iftari që shtruam sonte është iftar shumë i veçantë ngase jemi takuar në një kohë ibadeti me ardhmërinë e Gjilanit, ngase rinia studentore është potenciali më me vlerë i qytetit tonë”, tha kryetari i KBI Naim Aliu.
Ai shtoi se aktivitete të tilla do të kemi edhe gjatë ditëve në vijim deri në fund të muajit të Ramazanit.