KOMUNA E GJILANIT DREJTORIA PËR MBROJTJE DHE SHPËTIM
Këshilla të rëndësishme për siguri në përdorimin e fishekzjarreve gjatë festave të fundvitit
“KUJDES ME FISHEKZJARRET”
• Mos lejoni që fëmijët të kenë qasje në përdorimin dhe ndezjen e fishekzjarreve
• Ruani fishekzjarrët në një vend të ftohtë, të thatë dhe larg fëmijëve
• Asnjëherë mos mbani fishekzjarre në xhepat tuaj
• Mos ndizni fishekzjarre nën ndikimin e alkoolit
• Ndezja e fishekzjarreve bëhet në hapësira të hapura, larg qytetarëve, shtëpive ndërtesave dhe automjeteve
• Mbyllni dritaret, dyert gjatë festave kur ndizen fishekzjarret
• Vendosni syzet e sigurisë sa herë që jeni duke përdorur fishekzjarre
• Mos eksperimentoni ne shtëpi me fishekzjarre, ato mund te jenë të rrezikshme dhe vdekjeprurëse
• Mos tentoni të rindizni një fishekzjarre që nuk ka shpërthyer, prisni 20 min dhe pastaj futeni në kovë me ujë
DREJTOR I DMSH-SË, Sami SPAHIU