Mund të jenë një numër i madh i shkaktarëve që ndikojnë në humbjen e flokëve, por këtu mund të gjeni disa këshilla se si ta reduktoni humbjen e flokëve.
Rregullisht lani flokët me shampo të butë
Pastrimi i flokëve rregullisht është pjesë e madhe e parandalimit të humbjeve të flokëve. Kur e bëni këtë ju jeni duke e ulur rrezikun e infeksioneve dhe humbjes së flokëve.
Vitamina për humbje të flokëve
Vitaminat nuk janë të mira vetëm për shëndetin në përgjithësi, por edhe për flokët tuaj. Vitamina A inkurajon trupin në mënyrë të shëndetshme të parandalojë humbjen e flokëve, vitamina E, po ashtu është e mirë në mbajtjen e flokëve të fortë.
Shmangeni krehjen e flokëve të lagura
Kur flokët janë të lagura, është një fazë e dobët. Kështu, shmangeni krehjen e flokëve kur i pastroni sepse e rritni shanset për humbje të tyre.
Mbajeni trupin tuaj të hidratuar
Nëse pini 4 deri 8 gota ujë gjatë ditës por edhe më shumë, ndikon në rritjen e flokëve.
Aktivitet fizik
Bëni kohë për aktivitet fizik. Ndikon në reduktimin e stresit që është një faktor që ndikon në rënien e flokëve.
Mos konsumoni duhan
Pirja e cigares zvogëlon sasinë e gjakut që derdhet në lëkurën e kokës dhe kjo shkakton humbje të flokut.