Larja në pishinë mund të jetë sa relaksuese, aq edhe problematike sa ju përket infeksioneve të ndryshme. Edhe pse uji të cilin e përmbajnë pishinat është I kloruar, gjasat për infeksione prapë janë të mëdha për faktin se ekzistojnë disa mikroorganizma që janë të rezistueshëm ndaj klorit.
Ndër infeksionet që mund ti marrim gjatë larjes në pishina janë: Infeksionet e veshit, infeksionet e syrit, infeksionet urinare, infeksionet e lëkurës dhe infeksionet në këmbë.
Po ju sjellim disa këshilla se si të veproni gjatë larjes në pishinë për të shmangur infeksionet:
• Bërja dush para dhe pas daljes nga pishina.
• Mos përdorni shkopinj për pastrimin e veshëve
• Mos hapni sytë nën ujë kur zhyteni në pishinë
• Nëse keni një trakt urinar të ndjeshëm, në mbrëmje para se të shkoni në pishinë, merrni një uroantiseptik (psh Bactrim)
• Bleni sandale kualitative dhe kujdesuni që shputat t’i mbani të thata
• Mos u ulni në peshqir të thatë dhe me kostume të larjes të lagura
• nëse ndjeni ndonjë dhimbje pas shkuarjes në pishina, vizitoni patjetër mjekun.