Ramush Haradinaj ta mendojë mirë a bënë një qeveri në të cilën Lista Srpska është faktor relevant!
Nga: Arsim Kastrati
LDK mos të sillet si virgjëreshë, kur ka qeverisë me vendin shumicën e kohës bashkë me PDK-në dhe të shikojë ndoshta edhe për mundësi të tjera aleancash qeverisëse!
PDK mos ta dëshiroj me çdo kusht pushtetin, të reflektoj mbi gjithçka është bërë e nuk është bërë nga 1999 e këtej dhe mbase i bënë mirë shkuarja në opozitë!
Vetëvendosje t’i vendosë vetit një mision tjetër, një mision ndërtues në vend të misionit ANTI! Ditëve të fundit fitohet përshtypja që të vetmin mision e ka shkatërrimin e PDK-së!
Dhe për të gjitha partitë:
Politika nuk bëhet me inati, as burrnia me inati s’e ka!
Kosova është më e vlefshme se partitë tuaja!
Nëse Serbia hyn në BE dhe në NATO dhe neve ky zhvillim na gjen jashtë OKB-së, NATO-s dhe larg BE-së, atëherë lirisht mund të themi, E PAT PUNA JONË!
A do të mendoni ndonjëherë për ç’kapjen tuaj nga liderët e “pazëvendësueshëm” dhe reformën e sistemit elektoral?!
Kur do t’i arsyetoni pagat e shtetit, pritjet dhe besimin e qytetarëve?