“Raporti vjetor i Ombudsmanit republikan për vitin 2013 në syt e qytetarëve” ishte tema e debatit publik të mbajtur në Beograd. Në këtë përballje publiken morën pjesë përfaqësues të organeve shtetërore dhe të pavarura, misioneve diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare në Serbi, shoqërisë civile, mediave si dhe këshillat nacionale të pakicave kombëtare, përfshirë edhe Këshillin Kombëtarë Shqiptarë si dhe dhan pikëpamjet e tyre rreth raportit të punës së administratës dhe qytetarëve, transmeton Titulli.
Kryetari i KKSH-së, Galip Beqiri theksoj rolin e këshillit në përpjekjet e tij për realizimin e të drejtave kolektive dhe individuale të shqiptarëve në Republikën e Serbisë.
“Duke shprehur numrin e ankesave të deponuara deri më tani, si dhe gatishmërinë dhe vullnetin e vazhdueshëm institucional për të paraqitur çdo shkejle të të drejtave të qytetarëve shqiptar tek Ombudsmani, dhe në këtë kuptim kërkoj veprim konkret nga ai”, ka thënë Galip Beqiri.
Ndërkaq, Ombudsmani Sasha Jankovic deklaroi që institucionet të cilat merren me mbrojten dhe realizimin e të drejtave të njeriut së bashku me ne janë partner nga se kemi të njejtin qëllim, dhe në këtë mënyrë avancojmë kualitetin e raporteve demokratike ndërmjet shtetit dhe qytetarëve“
Vlen të theksohet se kjo është konferenca e parë e këtij lloji ku së bashku janë mbledhur të gjithë akterët vendor e ndërkombëtar nga fusha e të drejtave të njeriut dhe pakicave.
http://www.titulli.com/kerkohet-veprim-konkret-ne-realizimin-e-te-drejtave-te-shqiptareve-ne-serbi/