Major Avni Uruqi, Shefi i Operimeve Rajonale në Gjilan dhe Kapiten Sanije Kqiku, Shefe e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugorë në Gjilan së bashku me staf kanë mbajt një takim pune me përfaqësuesit e dy kompanive që bëjnë pastrimin e rrugëve Nacionale dhe Rajonale si dhe me Menaxherin e Ministrisë së Infrastrukturës, Ibush Zeqiri që është përgjegjës për rrugët Rajonale dhe Nacionale.
Në takim është kërkuar nga përfaqësuesit e “ELBAU” dhe “Jaha& Tajfor” dy kompanive përgjegjëse për pastrimin e rrugëve që të jenë të gatshëm pasi po afrohet koha kur po hymë në sezonin dimëror, në mënyrë që të mos ketë pengesa në qarkullim të mjeteve në infrastrukturën rrugore të nivelit nacional dhe rajonal.
Gjithashtu është kërkuar prioritetet dhe planifikime në të ardhmen për vendet- akset rrugore ku ka pas probleme të qarkullimit, sidomos në segmentet malore dhe me terrene më të vështira.
Përfaqësuesit e kompanive përgjegjëse janë shprehë se janë në gatishmëri të plotë për të menaxhuar dhe intervenuar me kohë në pastrimin e rrugëve.
Takimi u vlerësua i dobishëm dhe konstruktiv dhe jemi dakorduar që së bashku t’i paraprijmë preventivës në sigurinë rrugore.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetët e përkushtuar në mbrojtjen e rendit publik dhe ligjit duke ngritur bashkëpunimin me prioritet, u tha në këtë takim. /2LONLINE.com/