(2L ONLINE) – Me qëllim të parandalimit të zjarreve dhe fatkeqësive tjera, në Viti është mbajtur një takim i organizuar nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë me instancat tjera komunale, policinë e Kosovës, etj.
Drejtori i kësaj drejtorie Nexhmedin Jakupi ka folur rreth qëllimit të takimit dhe përgjegjësive të instancave që u takojnë për të ndikuar në parandalimin e zjarreve. Kurse përfaqësuesi i Agjensionit për Menaxhimin e Emergjencave
Nijazi Miftari ka folur rreth ligjeve dhe rregulloreve ekzistuese për metodologjinë e menaxhimit të emergjencave në raste të fatkeqësive të ndryshme.
Lidhur me vërshimet që po ndodhin në komunën e Vitisë, ai pos projekteve të tjera në bashkëpunim edhe me disa faktorë të tjerë, ka përmendur se është në proces e sipër projekti për rregullimin e lumit ,,Morava” dhe lumi Letnica.
Ndërkaq përfaqësues nga qendra operative regjionale në Gjilan, kanë bërë të ditur statistikat për vitin 2013 rreth intervenimeve të ndryshme në komunën e Vitisë, në bazë të thirrjeve nga ana e qytetarëve. Në baze të një hulumtimi në periudhën 2010-2013, në Komunën e Vitisë ekzistojnë 3 rreziqe të mëdha siç janë zjarret, vërshimet dhe tërmetet dhe për këta tre faktorë duhet organizim dhe kapacitet më të mirëfilltë.
Nga ky takim përfaqësuesit dolën me disa rekomandime për zbatimin e tyre në praktikë si :arritja e marrëveshjes me komunën e Kllokotit, obligimi i organeve komunale për parandalimin dhe menaxhimin e fatkeqësive të tjera dhe realizimi i një fushate mediale për vetëdijesimin e qytetarëve mbi demet që shkaktohen nga dukuria e zjarreve. /2L ONLINE/