Ekipet e kërkim Shpëtimit malor të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës në koordinim me Policinë e Kosovës, Shoqaten e Kosovës për Kërkim Shpëtim dhe autoritetet lokale janë duke realizuar Operacionin e Kërkim Shpëtimit për gjetjen e personit M.A nga Republika e Shqipërisë i zhdukur që nga data 04.09.2022.
Me kërkesën e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë ka filluar operacioni që nga data 06.09.2022, ku janë angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit malor për të u dal në ndihmë në kërkimin dhe shpëtimin e jetës të personit të zhdukur. /2LONLINE/