Duke e parë gjendjen e mjerueshme të bustit të heroit tonë Sylë Zarbicës, i cili është i vendosur në parkun e qytetit të Gjilanit, e me të cilin pozicion ne si aktivistë, asnjëherë nuk jemi pajtuar sepse kemi konstatuar se ai pozicion është i paplanifikuar dhe i pamenduar mirë, madje në kohën e vendosjes kemi tërhequr vërejtjen se në pozicionin e tillë nuk mund të mirëmbahet, ndonëse qëllimi ishte i mirë për vendosjen e heroit tonë në Gjilan.
Andaj, ne sot si aktivistë të shoqërisë civile që mbrojnë të drejtat e shqiptarëve të dëbuar nga Kosova Lindore, Enver Haziri dhe Basri Daku, kemi dorëzuar një kërkesë drejtuar Zyrës së Kryetarit të Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, për ndërrimin e këtij lokacioni, madje duke e propozuar edhe lokacionin e ri, e shumë më të përshtatshëm sipas nesh, krejt kjo me qëllim të respektimit të heroit tonë, Sylë Zarbica. Poashtu kemi propozuar që në një të ardhme të afërt krahas tij të vendoset edhe busti i heroit tjetër, me merita të veçanta e që prejardhjen e ka nga Kosova Lindore, gjegjësisht nga Malësia e Bujanocit, Lam Breznicën, i cili lokacion konsiderojmë së ka hapësirë dhe pozicion të përshtatshëm për t’i bart këto dy figura aq të rëndësishme të kombit shqiptar.
(Për më shumë shih kërkesën e plotë )