DYLON

Zgjedhjet në Serbi dhe pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve  

Zgjedhjet në Serbi dhe pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve  
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Ismajl KURTESHI

Në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të datë 3 prillit 2022, në Serbi, s’paku     6 000 shqiptarëve, qytetarë autoktonë të Luginës së Preshevës, me të drejtë vote, iu mohua e drejta për t’i votuar përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Serbisë.

EkoHigjiena

Derisa Serbia e trazoi botën me qëllim të realizimit të kërkesës së saj tw padrejt e kundër kushtetuese. Organizimin e zgjedhjeve të saj edhe në territorin e shtetit sovran të Kosovës. Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve të Luginës, që paraqet shkelje të pashembullt të drejtave elementare njerëzore dhe politike,  pwr habi nuk nxiti reagimin as të Evropës demokratike e madje as të shteteve shqiptare aq sa e si duhet.  

Edhe pse shkelje të tilla nuk ndodhin askund në Evropë, këto ditë jo vetëm evropianët por edhe një numër i konsiderueshëm i politikanëve, i mjeteve të informimit dhe analistëve shqiptarë u preokupuan më shumë me ndërprerjen e praktikës antikushtetuese, të organizimit të zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, që nuk është dashur të ndodhë asnjëherë, sesa me mohimin e të drejtës së shqiptarëve për të votuar në vendin e tyre, pwr pwrfaqwsuesit e tyre politik.

Mohimi i të drejtës së votimit të shqiptarëve nga ana e Serbisë por edhe ndarja e partive politike shqiptare në dy lista zgjedhore bëri që shqiptarët nga tri ulëse në Kuvendin e Serbisë ta fitojnë vetëm një.

Tkurrja e përfaqësimit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në nivelin qendror, padrejtësitë në rrafshin ekonomik, kulturorë e në fushën e arsimit, gjithsesi prodhojnë tkurrje të të drejtave të shqiptarëve, edhe ashtu të kufizuara, në Luginën e Preshevës.  

Dy shtetet shqiptare janë të obliguara që të punojnë pa ndërprerje për eliminimin e kësaj padrejtësie, qëllimi i fundit i së cilës nuk është vetëm vështirësimi i jetës së shqiptarëve në trojet e tyre etnike, por shpërngulja e tyre nga e tërë Lugina, siç tani më ka ndodhë në Komunën e Medvegjës, ku shqiptarët deri vonë ishin shumicë, kurse  tani kanë mbetur pakicë e papërfillshme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.