Cristiano Ronaldo shënoi golin e 21 për Juventusin në Serinë A. Portugezi shenoi dje në derbin ndaj Torinos duke ndihmuar skuadrën bardhezi të shmangte humbjen në Alianz Stadium.
Ai “fluturoi” në ajër në minutën e 84-t dhe e goditi me kokë topin, që erdhi si krosim nga ana e majtë e sulmit bardhezi.
E pamundur për mbrojtësin Bremer të ngrihej në lartësinë e portugezit, gjatë dyluftimit me kokë, sepse bëhet fjalë për 2.47 m nga toka
Sipas “Sky Tech”, portugezi i bardhezinjve kërceu plot 2.47 metra për të dërguar topin në rrjetë. Kete kercim dhe një basketbollist do ta kishte zili…