Pjekja e tepër e ushqimit është debat i madh kohëve të fundit në Angi dhe në Amerikë, po studimi i fundit, të cilin e ka publikuar BBC thotë se njerëzit duhet të ndalin konsumimin e ushqimeve të djegura.
Ekspertët e ushqimit kanë dalë me një studim kohëve të fundit ku theksojnë se një patate e skuqur më shumë apo edhe një tost i djegur mund të shkaktojnë tipe të ndryshme të kancerit. Andaj këshilla e tyre është që t’i shmangim ato.
Studiuesit kanë testuar disa nga ushqimet më të përhapura në një mjedis laboratorik, ku kanë zbuluar se disa ushqime përmbajnë nivele të larta akrilamide – të cilat formohen në disa prej ushqimeve si mielli apo nisheste kur gatohet në periudha të gjata dhe në temperaturë të lartë.