Ministria e Industrisë dhe Tregtisë ka zbuluar se njehsorët elektrikë digjitalë të KEDS-it vjedhin konsumatorët. Kompania turke “Çalik&Limak”, e cila e ka privatizuar Distribucionin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka zbuluar një metodë perfekte për t’i vjedhur konsumatorët e vet nëpërmjet njehsorëve elektrikë digjitalë.
Megjithatë, një vjedhje e tillë masive e konsumatorëve nuk i ka zgjatur shumë, pasi që është zbuluar nga institucionet kosovare, të cilat kanë marrë vendim për suspendimin e përkohshëm të njehsorëve, ndonëse nuk e zbulojnë zyrtarisht një vendim të tillë, duke i dalë në mbrojtje investitorit turk, shkruan gazeta Zëri.
Njehsorët e prodhuar në Turqi të tipit AEF.TF-01 të prodhuesit ‘Kohler’, të cilët kompania turke i ka kontraktuar direkt në fabrikë, në vazhdimësi regjistrojnë shpenzim të energjisë elektrike edhe atëherë kur të gjithë shpenzuesit elektrikë janë të fikur.
Burime të gazetës brenda MTI-së bëjnë ë ditur se orët e tilla që KEDS i ka vendosur te konsumatorët, regjistrojnë p ngarkesë prej 1 deri në 25 vat në orë. Mirëpo, në një sasi orësh, regjistrimi i matjes pa ngarkesë është edhe më i lartë.