Në lokalet e Medresesë “Alaudin”, paralelja në Gjilan, Këshilli i Bashkësisë Islame ka shtruar iftar për nxënëset të cilat vijojnë mësimin e leximit të Kur’anit.
Këto nxënëse të moshave të ndryshme gjatë muajit të ramazanit intensivisht përcjellin leximin e Kur’anit deri në përfundimin e tij.
Kryetari i KBI në Gjilan, Naim Aliu theksoi se tani më edhe motrat tona kanë mundësinë që ta mësojnë leximin e Kur’anit duke mos u kufizuar nga mosha e tyre, andaj sonte kemi pasur kënaqësinë që të shtrojmë iftar enkas për ato.