Këshilli I Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan për nderë të natës së madhe të Israsë dhe Miraxhit organizoi një ligjëratë në ambientet e xhamisë ATIK në Gjilan.
Ky event u hap me një pjesë të Kuranit të cilën e lexoi profesori Fidan Xhelili, imam në fshatin Përlepnicë dhe ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.
Për të ligjëruar për këtë temë ishte ftuar profesori I Medresesë së Mesme Alaudin në Prishtinë Muharrem Tërnava, i cili shpjegoi për vlerën dhe rëndësinë e kësaj mrekullie i cili radhitet i dyti pas zbritjes së Kurani Kerimit.
Në fund këtë manifestim e përshëndeti kryetari i Këshillt të Bashkësisë Islame në Gjilan Naim ef Aliu i cili falënderoi ligjëruesin dhe të pranishmit për pjesëmarrje. /2LONLINE/