Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan nëpërmjet Shoqatës Humanitare “Bereqeti” dega në Gjilan, shpërndau 200 pako me mish të kurbanit, për familjet në nevojë të Komunës së Gjilanit.
Secila pako ka përmbajtur nga 5 kg mish kurbani.
Kryeimami Iljaz Mustafa tha se mishi i kurbanëve vjen nga organizimi i therjes së kurbanëve donacion i organizatës “Bashkëveprimi” nga Gjilani në bashkëpunim me organizatën “Sharija” nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ndërkohë, Mustafa ka bërë me dije se po sot do të shpërndahen edhe dhurata për bajram, për fëmijët e familjeve gjilanase.
Duhet theksuar se Shoqata Humanitare “Bereqeti” ndihmon nevojtarët e strukturave të ndryshme të komunës së Gjilanit, me fokus të veçantë jetimët, që nga paslufta deri më tani. /2LONLINE/