DYLON

Bashkëpunim në mes policisë ushtarake FSK-FARSH

Bashkëpunim në mes policisë ushtarake FSK-FARSH
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, është realizuar trajnimi “Për zhvillimin e konceptit të hetimeve ne Policinë Ushtarake” ku është biseduar për metodat e zhvillimit të konceptit të hetimeve dhe shqyrtimi i mundësive për bashkëpunim në shumë fusha me interes të përbashkët për të dy policit ushtarake.

Trajnimi është realizuar në Republikën e Shqipërisë, dhe në fund të trajnimit janë dakorduar për të vazhduar bashkëpunimin në të mirë të dyja vendeve dhe policive respektive, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.