Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan nëpërmjet Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, ka ndarë 80 pako ushqimore për jetimët e komunës së Gjilanit dhe familjet në nevojë
.
Agim Hyseni koordinator i kësaj Shoqate ka ëbrë me dije se pakot ushqimore përbëheshin nga gjërat më elementare në ushqim.
“Kjo ndihmë e sotme dhurohet për të shënuar përvjetorin e 14-të të Pavarësisë së Kosovës. Përndryshe, ShHB “Bereqeti” ndihmon në vazhdimësi jetimët e komunës së Gjilanit dhe familjet në gjendje të rënduar socio-ekonomike”, ka thënë hyseni. /2LONLINE
/