DYLON

Me homazhe për dëshmorët dhe aktivitete kulturore e sportive, shënohet 14-vjetori i Pavarësisë edhe në Kamenicë

Me homazhe për dëshmorët dhe aktivitete kulturore e sportive, shënohet 14-vjetori i Pavarësisë edhe në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komuns së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me nënkryetarin Faton Jakupi, kryetarin e OVL UÇK-së në Kamenicë, Milaim Limoni, kryesuesin e Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, si dhe përfaqësues të tjerë komunal, përvjetorin e 14-të të Pavarësisë së Kosovës e filluan duke bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Po ashtu për këtë 14-vjetor janë realizuar edhe aktivitete të tjera kulturore, artistike e sportive.

EkoHigjiena

Është mbajtur Turniri në Shah, ka filluar Turniri në Volejboll, ndërsa është zhvilluar edhe stërvitja e klubit të futbollit KIKA.

Aktivitetet kanë vazhduar me Përurimin e Këndit Muzeor, për të vazhduar më pas edhe me mbajtjen e Koncertit të Pavarësisë, duke u përmbyllur ky koncert nga fëmijët.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.