Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan në bashkëpunim me Shoqatën “Bereqeti” dega në Gjilan në prag të ardhjes së muajit të Ramazanit, për aksionin “Sofra e Ramazanit”, sot në Gjilan bëri shpërndarjen e 100 pakove ushqimore dhe 100 thas miell për familjet e jetimëve.
Familjet u përcaktuan nga Koordinatori i degës Iljaz ef Mustafa, duke i përfshi të gjitha familjet e jetimëve.
Në këtë aksion humanitar ishte Drejtori i Shoqatës “Bereqeti” Behxhet Ajvazi dhe Koordinatori i Shoqatës Bereqeti dega në Gjilan Iljaz ef Mustafa së bashku me Sekretarin Agim ef Hyseni.
Këto pako janë donacion nga Qendra e Mbretit Salman të Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Aksioni vazhdon edhe ditëve të tjera. /2LONLINE/