• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Sport

Sfida 21- Dita Botërore e Sindromës Down, “21 mbajtje të topit nga kapiteni i Dritës, Ardian Limani

Redaksia 2LONLINE 21 Mars, 2023 2 min
 Sfida 21- Dita Botërore e Sindromës Down, “21 mbajtje të topit nga kapiteni i Dritës, Ardian Limani

Kapiteni i Klubit Futbollistik Drita nga Gjilani, iu bashkëngjit Sfidës 21, të inicuar nga Qendra e Kujdesit Ditor “PEMA”, për të shënuar 21 Marsin, Ditën Botërore të Sindromës Down. Kapiteni Ardian Limani, mori përsipër të bëjë 21 mbajtje të topit me këmbë, pa e prekur topi tokën.

Përmes sfidës që mori përsipër për të shënuar këtë ditë, Limani bëri thirrje që të punojmë të gjithë së bashku, në mënyrë që fëmijët me Sindromë Down të gëzojnë të drejtën për të ndjekur ëndrrat dhe pasionet e tyre njëlloj si gjithë të tjerët, e t’i ofrohen mundësi që në të ardhmen të praktikojnë atë që ata duan.

“Unë gjithmonë punoj shumë për ëndrrat e mija dhe futbolli është pasioni im më i madh. Unë sot jam kapiten i FC Drita dhe tashmë e kam kuptuar se vetëm me dëshirë dhe përkushtim mund të gëzoj veten, familjen, shoqërinë dhe qytetin. Shpresoj që çdo 21 mars të gëzojmë bashkë nga një arritje për shoqërinë tonë, klasën, shkollën, që bashkë të jemi model për njëri-tjetrin dhe komunitetin. Bashkë mund të bëjmë mrekulli”, ka thënë kapiteni i Dritës, Ardian Limani.  /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Ardian Limani Drita Dritës kapiteni rekomandojmë Sindromës Down
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Transporton mish përmes rrugëve ilegale, arrestohet nga policia përkundër tentativës që t’iu

6 Qershor, 2023
Art/Kult

Kryeministri Kurti: Dëshiroj që ky panair të ketë ndikim mendor e shpirtëror

6 Qershor, 2023
Gjilan

Gjilan: Aktivitete rreth javës së sigurisë në komunitet

6 Qershor, 2023
Art/Kult

Pjesë e Panairit të Librit edhe Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” nga Gjilani

6 Qershor, 2023
Lajme të ngjashme

Kryeministri Kurti: Dëshiroj që ky panair të ketë ndikim mendor e shpirtëror mbi të rinjtë

6 Qershor, 2023

Pjesë e Panairit të Librit edhe Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” nga Gjilani

6 Qershor, 2023

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca mori pjesë në hapjen e Panairit të Librit në Prishtinë

6 Qershor, 2023

Kryetari Haliti po merre pjesë në mbledhjen e Kuvendit vjetor të Asociacionit të Komunave të Kosovës

6 Qershor, 2023

Arrestohet i dyshuari për kanosje të dy viktimave

6 Qershor, 2023

Arrestohen katër të dyshuar dhe konfiskohet një sasi substance narkotike

6 Qershor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com