DYLON

Keqpërdori pozitën dhe autoritetin si zyrtar i postës, i vihen prangat nga krimet ekonomike të Policisë së Kosovës

Keqpërdori pozitën dhe autoritetin si zyrtar i postës, i vihen prangat nga krimet ekonomike të Policisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë (Departamenti i Krimeve të Rënda), sot me datë 21.03.2023, pas disa veprimeve operativo/taktike dhe hetimore, përmes hetueseve kompetent policor kanë arrit të sigurojnë informata dhe prova për zyrtarin e postës (postierin) i cili  gjatë orarit të punës, dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme kishte larguar një zarf nga zyra e postës.

Bazuar në informatat e pranuara dyshohet se në zarf kanë qenë disa fotografi të ndjeshme.

EkoHigjiena

Mbi bazën e dyshimeve Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka arritur të identifikoj të dyshuarin dhe në konsultim me Kryeprokurorin e PTH në Prishtinë, i dyshuari është shoqëruar në polici për intervistë në cilësinë e të dyshuarit, përderisa në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar edhe një person tjetër.

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari mashkull/kosovar me inicialët (M.R,) dyshohet se ka kryer veprën penale:

  •  “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së.

Në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Kujdestar nga PTH në Prishtinë, është lëshuar Vendim mbi ndalimin e të dyshuarit dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.