Diqka po zihet ke kazani i Edi Ramës, por mbetet të shihet në të ardhme nga Albin Kurti.
Nga Zejnullah Jakupi
Tanimë i dijmë acarimet mes Edi Ramës kryeministrit të Shqipërisë dhe atij në ardhje të Republikës së Kosovës z. Albin Kurti. Nuk e di skenarin se pse pikërisht kjo foto postohet nga Edi Rama për të dhënë sinjal ose për të treguar se nuk kanë mosëmarrëveshje me Albin Kurtin. Suksesi politik, nga zgjedhjet e 6 teteorit 2019, siç e tha Andi Bejta në TV Klan, e bënë nervozë Edi Ramën.
Edi Rama ka dëshirë që ky të jetë ai Albini i vërtetë, për gjithë shqiptarët. Pse Edi Rama e poston këtë Foto të cilën do ta quaja “skandaloze”, nuk e di? Por, po mundohem t´jap disa përvijime: Edi i simpatizuar, për ndryshimet e tija politike që po bënë në Shqipëri e të cilat, nuk ju shpërblyen nga BE, ose më saktë nga Emmanuel Macron, kërkon lidhje të reja në arenën politike drejtë Lindjes.
Supozohet, siç thotë edhe vet z. Rama, se kishte “një bashkëbisedimi të gjatë, prej disa orësh me Albinin”, ku kishte “shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive”, ndërsa e përmendë edhe një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviqi”. Si i bashkoi Edi Rama gjithë këto biseda me Albin Kurtin, me këtë aktorin pro rus, është e çuditshme.Nëse ka patur një bisedë të frytshme bashkëbisedimi, është dashur të ketë një foto të ndarë dhe të mos lidhet detyrimishtë me filimin dhe aktërët e filmit.
Nëse është biseduar për një bashkepunim dhe koordinim mes dy qeverive, qoftë për të mirën e shqiptarëve, që një ditë të mos ketë kufinj mes tyre, është dashur të mos vihet fotoja në këtë konstekst! Nuk na ndihmon ta themi fjalinë e famshme; Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët, dhe të njëjtën kohë ta urojmë Edi Ramën për xhirimet e filmit.
Edi Rama mendon vetëm për veti. E mundon pronologimi i Andi Bejtës në TV- Klan se me Albinin marrin fund qeverisja me bandat dhe hajdutëria. Albini do të bëhet model prej politikani edhe për Shqipërinë.
Edi Rama e shfrytëzon këtë postim për gjoja një bashkëpunim me Albinin. Ai e ka mendjen tek ´fitorja`e tij. për t´i zbutur zgjedhjet që vijnë s´e shpejti. Përdorë një francez me nënshtetësi ruse që mbart një simbol irritues ndaj Francës, të cilës, si duket, dëshiron t´i hakëmirret në ktë mënyrë të ulët. ´Mbledhje me pjesëmarrës nga Kina´.Shpresohet mos të ketë lidhje politike ky postim, të cilat, Edi Rama, gjithë këto tema i futë në një kazan. Ky postim jep mesazh, dhe ndoshta, s´e shpejti mund të bëhet pishman. Kazani në këtë rast jep mesazh të mjaftushëm ose,qëllimi po justifikon mjetin.
Një pjesë e elektoratit, pra të shqiptarëve, të pa sherrë, mund ta shohin këtë fotografi, si diçka të mirë, jashta kazanit, mund të mendojnë në bashkim kombëtar të dyja shteteve, bashkëpunim në fusha të ndryshme.
Ata,mirë se mendojnë ashtu, se Edi Rama do të kontribuuojë në bashkim dhe mirëqeverisje me kosovarët se bashkimi bënë fuqi dhe fuqia bënë ndëryshime në aspektin ndërkombëtar me Gerard Depardieu-në adhuruesin e rusëve dhe Putinit. Nëse kjo ka qenë foto e rastit, Ok. Gjithsesi, nuk do e kisha postuar, pasi që dihet se si vajtën marrëdhëniet deri tani me Albin Kurtin. Normalisht se Edi Rama, në mënyrë të tërthorët, i hakmerret Albinit, për fitoren e tij, sepse duket se Edi nuk do jetë ai i ´famshmi´. Me këtë rast, duhet t´i themi Edi Ramës; BRAVO për këtë strategji të re, i keni treguar opinionit dhe opozitës në Shqipëri, sa ´strategjik´ që jeni! Gjithsesi duket shumë e çuditshme që ky filo rus të jetë në këtë foto. Pra, ai faktikisht është qytetar rus e jo francez. Më duket kjo çudi për Albinin se Rama e ka zakon ekstravagandën. Po të ishte ky takim në Beograd dhe në vend të Albinit të ishte Aleksandar Vuçiç, do të kishte kuptim disi.
Pra, Edi Rama me këtë potez e diskualifikon Albin Kurtin. Filmi “Unë dhe Millosheviçi”, është strategji e rendë pak, pavarësisht se ky do të mund të ishte film i mirë, por gjithsesi me skenar të quditshëm e të përgatitur mirë nga Moskva. Mund të jetë që z. aktori Depardieu ka ardhur në mision spiunimi për KGB, nuk i dihet! Ky aktor, siç e tham, ka nënshtetësi ruse dhe është njeri i afërt me Putinin madje as francezët nuk e duan. Një përkrahës i Albin Kurtit do të thsoshte: të gjith jeni kazan përveq ´Bablokit´ Albin Kurtit.
Një vizitë e aktorit të njohur francez me dy nënshtetësi, në një kohë kur Franca bllokoi negocjatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duket të jetë dhe do të jetë shumë diskutabile! Nuk mendoj asesi se ky fotografim do jetë një hap drejt pajtimit kombëtar? Apo më shumë se kaq ?
Edi Rama, mbase more “jo”-në e Francës, dhe negociatat për integrimin evropian të Shqipërisë nuk do të fillojnë, dhe për këtë, jeni ju, dhe gjithë pozita fajtore. Tani të është ofruar ky roli për Millosheviqin. Pranoje!