Futbolli kosovar rikthehet në aksion, por këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e Digitalb Kupës së Kosovës. Ndeshjet e 1/8 së finales në Digitalb Kupë po zhvillohen sot (e shtune) dhe nesër (e diel), ku 16 skuadrat e mbetura janë në kërkim të triumfit për të kaluar në çerekfinale.
Në Suharekë po përballen Ballkani me Trepçën ’89, Drenica me Dardanën, Feronikeli e pret ekipin A&N, ndërkohë Vitia përballet me Dukagjinin.
Këto janë rezultatet në pjesën e parë:
Ballkani – Trepça ’89 0-0
Drenica – Dardana 3-0
Feronikeli – A&N 2-0
Vitia – Dukagjini 1-0