Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, Zotrim Kastrati, si dhe koordinatorin e Shtabit Emergjent Komunal, Hysen Jerliu, kanë takuar përfaqësuesit e kompanive që posedojnë makineri të rënda e të cilët kanë ndihmur gjatë kohës së vërshimeve.
I pari i komunës ka thënë se atyre u ka ndarë letër falënderimi për kontributin e dhënë gjatë asaj periudhe.
“Sfidat kalohen më leht kur jemi të gjithë bashkë. Sot pata kënaqësinë të takohem me përfaqësuesit e kompanive që posedojnë makineri të rënda, dhe t’u ndaj letër falënderimi për asistencën dhe kontributin e pashoq gjatë periudhës së vërshimeve në komunën tonë.
Arbor Group, El Bau, Besi Comerce, Fortuna, Varna, Timoni, Krileva Com, Nori, Jaha Company, Toifor, Kosum Rexhepaj dhe Berisha Petrol, ju falënderoj përzemërsisht që ishit pranë nesh e qytetarëve në momente të vështira”, është shprehur ai.
Ndër të tjera kryetari Kastrati ka falënderuar edhe kolegët nga komuna për kontributin dhe punën e pandalshme.
Ndërsa drejtori Zotrim Kastrati duke falënderuar përfaqësuesit e këtyre kompanive, theksoi se angazhimi i tyre gjatë periudhës së vërshimeve ka qenë lehtësim dhe ndihmesë edhe për drejtorinë që ai përfaqëson. /2LONLINE.com/