Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati bashkë me anëtaren e Shoqatës së Ekspertëve Seniorë të Gjermanisë znj.Monika Wiebusch, kanë pritur në takim udhëheqësin e projektit Strengthening Spatial Planning and Land Management z.Michael Becker dhe përfaqësuesit e tjerë nga GIZ-i.
Në këtë takim është diskutuar për përmirësimin e kapaciteteve në fushën e planifikimit hapësinor në Komunën e Kamenicës.
Kryetari Kastrati tha se shpreson që Kamenica do të jetë një nga komunat e përzgjedhura për përgatitjen e planeve për harta zonale.
Ky projekt është i financuar nga qeveria gjermane dhe do të implementohet nga GIZ-i.