Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati bashkë me një pjesë të ekipit, pritën në takim udhëheqësin e Fondacionit të Mijëvjeçarit për Kosovë, Petrit Selimin dhe bashkëpunëtorin e tij.
Në këtë takim u diskutua për objektivat e këtij fondacioni për nivelin lokal dhe zbatimin e projekteve të ndryshme që pritet të realizohen edhe në Kamenicë, e veçanërisht ne zbatimin e projekteve të efiçiencës.
Kryetari Kastrati i falënderoi për vizitën dhe tha se është i gatshëm që të bashkëpunoj në këtë aspekt sepse në komunën tonë veç ka filluar të investohet në energjinë e ripërtrishme.
“Si komunë kemi hapësirë të madhe gjelbëruese dhe njëra nga pikat kyçe që duhet të kenë qytetet e gjelbërta, është pikërisht energjia e ripërtrishme”, tha ai.
E udhëheqësi i këtij Fondacioni, Petrit Selimi u shpreh se ky takim do të shërbej për njohjen e projekteve të synuara në komunën tonë.