Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Kamenicës, Liridon Kastrati, së bashku me Udhëheqësin e Burimeve Njerëzore, Burim Kryeziu, Zyrtarin e Lartë nga Drejtoria për Urbanizëm, Fadil Hoti, asambleisitin Hasan Krasniqi, kanë pritur në takim përfaqësues të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Driton Xhafa dhe Granit Curri, njëherësh monitorues.
Ky takim kishte të bëjë me monitorimin Kuvendit komunal në përmbushjen e obligimeve ligjore, verifikimin e zbatimit të kërkesave nga MAPL-ja për rishqyrtimin e akteve që janë vlerësuar të kundërligjshme gjatë periudhës janar – mars 2023, përcaktimin e hapave vijues për përmirësim të gjendjes në kuptim të zbatimit të ligjit.
Në këtë takim Kryesuesi Liridon Kastrati paraqiti sfidat që Kuvendi Komunal ka në raport me përmbushjen e obligimeve ligjore më saktësisht vonesat në kthimet e përgjigjeve nga Ministritë e linjës për ligjshmërinë e akteve.
Ndërsa, monitoruesit e MAPL-së vlerësuan punën e Kuvendit Komunal, duke thënë se Kamenica qëndron mirë në përmbushjen e objektivave të cilët ata kanë monitoruar.
Ndër të tjera u shprehën të gatshëm të bashkëpunojnë me Kuvendin Komunal të Kamenicës për çdo vështirësi që mund të ketë në të ardhmen. /2LONLINE/