Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka pritur në takim Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdin Lluka.
Ata vizituan punimet që janë duke u zhvilluar në kuadër të projekteve që mbështeten nga këto dy ministri
Fillimisht vizituan kompleksin e fushave sportive në shkollat e mesme, projekt ky në bashkëpunim me MMPH-në, Shtëpinë e Kulturës “ Isa Kastrati”, që po renovohet në kuadër të programit për efiçiencë nga MZHE dhe në fund vizituan punimet që jane duke u bërë ne lagjen Malësia për rregullimin e ujësjellësit, trotuarit, ndriqimit publik dhe kanalit atmosferik, i cili është në bashkëfinancim me MMPH-në.
“Me ministrin Matoshi dhe ministrin Lluka do të kemi edhe bashkëpunime të tjera në vitin 2019 në kuadër të ministrive qe ata drejtojne, e që ato projekte do të ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve”, u shpreh Kastrati.