Haziri: Gjilani kampion i organizimit të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”

Haziri: Gjilani kampion i organizimit të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me kompanitë publike, FSK-në, operatorët privat dhe me qytetarët është kampione e organizimit gjithpërfshirës për aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, respektivisht “Ta pastrojmë Gjilanin”.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar të gjitha institucionet që ju kanë bashkangjitur këtij aksioni dhe njëkohësisht operatorëve ekonomik që janë në lokacione të ndryshme duke pastruar gjatë këtij muaji.

“Jemi së bashku në koordinim të plotë për pastrim dhe njëkohësisht gjelbrim të ambientit. Në lokacione të ndryshme deri më tani janë të angazhuar FSK, kompanitë publike, operatorët privat të Gjilanit dhe qytetarët. Një pjesë e madhe e mbeturinave tashmë është bartur për në deponinë e mbeturinave inerte që është e para në nivel vendi e dedikuar vetëm për këtë lloj të mbeturinave”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka ftuar të gjithë që të jenë vazhdimisht për këtë periudhë kohore në terren që mbeturinat të largohen dhe së bashku përsëri të angazhohemi për gjelbrimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen nga mbeturinat.

Deponitë ilegale të pastruara deri në këtë moment janë ajo në lagjen “Zabeli” afër therrtores, ku ka pastruar Forca e Sigurisë së Kosovës për më shumë se 10 ditë, duke përfshirë edhe lokacionin prapa Kazermës, pastaj lokacioni në lagjen e “Vishnjeve”, e pastruar nga kompania “Zuka”, dhe lokacionet në Zhegër të pastruara nga kompanitë, “Globi-M”, “Elbau” dhe “HProject”dhe aksioni do të zgjatë deri në largimin e plotë të deponive ilegale të cilat prej vitesh kanë qëndruar në pjesë të ndryshme në Gjilan.

Përndryshe, i gjithë procesi që nga fillimi e deri më tani është duke u përcjellur nga taskforca për pastrim dhe nga zyrtarët e Drejtorisë së Inspekcionit, që konfirmohet se deri më tani janë larguar mbi 165 kamionë me mbeturina inerte në një sasi prej afro 2100 metra kub.

KOMENTE