Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati bashkë më Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport Arijanit Ibrahimi, kanë pritur në takim kreun e Federatës së Badmintonit të Kosovës Jeton Nebiu dhe përfaqësuesit e klubit të badmintonit “Arbëria”.
Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen dhe angazhimin e të rinjëve dhe fëmijëve në këtë sport.
Kryetari Kastrati tha se loja e dytë e garave nacionale të Badmintonit do të mbahet në Kamenicë dhe se është krenarë me sportistët e Kamenicës.