Futbollisti kosovar, Lirim Kastrati nuk ndalet së shënuari në kampionatin elitar të Kroacisë. Reprezentuesi i Kosovës ka realizuar dy gola per Lokomotiven e Zagrebit në duel me Rijekën.
Lokomotiva e Zagrebit ka triumfuar në derbin e javës së 20-të në kampionatin elitar kroat, pasi triumfoi 2-1 përballë Rijekës falë dy golave të realizuar nga reprezentuesi i Kosovës.
Të parin Kastrati e shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë, ndërkohë golin e dytë e realizoi në minutën e 71-të, për të festuar më pas si Kylian Mbappe.
Për Kastratin ky ishte goli i nëntë këtë edicion në Kroaci.
Kujtojmë që Lokomotiva dhe Rijeka po luftojnë për të dalë në Evropë.