Kryetari i Komunës së Kamenicë, Qëndron Kastrati, ka marr pjesë në takimin virtual lidhur me gjetjet e opinionit publik për ndihmë juridike falas nga Fondacioni Jahjaga me përkrahje të GIZ Kosova.
Gjatë këtij takimi u diskutuan gjetjet për të rinjtë dhe gratë se sa janë të informuar për mundësinë e të marrurit ndihmë juridike falas.
I pari i komunës ka thënë se ofrimi i ndihmës juridike falas për qyretarët është hap i rëndësishëm që të rritet qasja në drejtësi.
“Qasja në drejtësi është e drejt e secilit qytetar. Në këtë rast ndihma juridike e ofruar falas është një ndihmesë e madhe për të gjithë ata, të cilët nuk kanë mundësi që të angazhojnë përfaqësues juridik për çështje të ndryshme. Në komunën tonë kemi zyrtaren e cila pranon kërkesat nga qytetarët për ndihmë juridike falas, të cilat më pas i trajtojmë”, ka thënë ai.
Ndryshe Komuna e Kamenicës pati nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, ku sipas kësaj marrëveshje mirëkuptimi ndihma juridike falas është kategori kushtetuese e paraparë me nenin 31 (E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të paanshëm). /2LONLINE.com/