Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati priti në takim banorët e lagjes Malësia për të diskutuar rreth problemit të tyre lidhur me mungesën e ujit të pijshëm.
Përfaqësuesi i banorëve të lagjes Malësia tha se ata si banorë kanë bërë kërkesa për zgjidhjen e këtij problemi, sepse zakonisht në këtë kohë lagjja përballet me mungesë të ujit.
Ndërsa, kryetari Kastrati u tha se do të bëjnë të pamundurën që t’ju dalin në ndihmë qytetarëve të kësaj lagje për gjetjen e një zgjidhje për mungesën e ujit të pijshëm.
Zyrtarja Hidroteknike nga Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, Mërgime Morina u shpreh se kanë pasur takim me Hidromoravën, dhe se këta të fundit janë zotuar se do ta rregullojnë gypin i cili është i dëmtuar.
Duke pasur parasysh që rregullimi i këtij gypi është zgjidhje e përkohshme, gjatë takimit u diskutua edhe për mundësi të tjera të cilat do ta zgjidhnin këtë problem të kahmotshëm të kësaj lagje.