“Sot bashkë me anëtarë të kabinetit qeverisës, pritëm në takim zyrtar një delegacion të Komunës së Prishtinës, të prirë nga kryetari Shpend Ahmeti dhe drejtorët Genc Bashota dhe Dren Kukaj”, shkruna, në profilin e tij n ëfacebook, kreu i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.
Më tej në postim:
“Si komuna që kufizohemi territorialisht, biseduam përzemërsisht për projektet e përbashkëta dhe ndihmën e ndërsjellë. Qeverisja e Prishtinës është frymzim për secilën qeverisje reformatore në Kosovë. Jemi shumë të interesuar që praktikat e suksesshme të realizuara nga qeverisja e Prishtinës t’i aplikojmë edhe në Kamenicë.
Kryetari Ahmeti shprehu gatishmërinë e plotë që përmes stafit të tij të ndihmojë në projekte të ndryshme për Komunën tonë. Të dy palët u zotuam që të rrisim kontaktet edhe mes sektorëve përkatës që të arrijmë realizimin e sa më shumë projekteve.
Pas vizitës, e përcollëm kryetarin deri në fshatin Krilevë, aty ku edhe komunat tona ndahen territorialisht?