Procesi mësimor në Komunën e Kamenicës ka filluar sipas rregullave dhe udhëzimeve të organeve kompetente.
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se janë ndërmarr të gjitha masat në shkolla për mbrojtjen e fëmijëve nga COVID-19.
“Për sigurinë e fëmijëve dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor, kemi ndërmarrë të gjitha masat kundër #COVID19 në hapësirat shkollore. Ato janë të pajisura me termometra digjitalë, dezinfektues për duar dhe dezinfektim total i objektit”, ka thënë ai.
Ndryshe, organizata të shumta kanë dhuruar donacione të ndryshme të cilat përfshijnë maska, dezinfektues, termometra, mjete të higjienes për shkollat e Kamenicës, ndërsa Komuna e Kamenicës është përkujdesur për dezinfektimin e ambienteve shkollore. /2LONLINE.com/