DYLON

Vitia përfituese e grantit prej 284 mijë eurosh për performancë të mirë gjatë vitit 2019

Vitia përfituese e grantit prej 284 mijë eurosh për performancë të mirë gjatë vitit 2019
Avatar photo Redaksia

“Për qeverisje të mirë dhe efektive gjatë vitit 2019, komuna e Vitisë është përfitues i grantit prej 284 mijë eurosh”.

Kjo vije pas publikimit të Raportit të performancës së komunave për vitin 2019 nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e financuar nga MAPL-ja, Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ambasada Suedeze dhe Ambasada Norvegjeze.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka theksuar se ky grant prej 284.000 eurosh, është rezultat i performancës së mirë që ka treguar komuna e Vitisë gjatë vitit 2019, ndërkohë ka falenderuar për vlerësimin Ministrinë e Pushtetit Lokal, Zyrën Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedinë e Norvegjinë dhe zyrtarët komunal për angazhimin profesional në procesin e Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale.

EkoHigjiena

Njëkohësisht, ai ka thënë se mjetet e fituara nga ky grant, padyshim që do kthehen në investime kapitale për qytetarët e komunës së Vitisë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.