Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, ka bërë me dije se institucionet e Kosovës nuk do të kthehen mbrapa në rrugën e tyre drejt transformimit të FSK-së në forcë ushtarake mbrojtëse.
Ai ka treguar se një gjë e tillë është edhe në interesin e NATO-s. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, anëtari i Kryesisë së PDK-së ka thënë se me ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të FSK-së, NATO-ja mund ta zvogëlojë rolin e saj në Kosovë.
“Unë e shoh që NATO-ja dhe ShBA-ja dhe të gjithë partnerët tanë kanë vetëm dobi prej shndërrimit të FSK-së në forcë ushtarake dhe ngritjen e kapaciteteve ushtarake, sepse misioni i NATO-s këtu është misioni më i gjatë në histori të kësaj organizate. Shtetet anëtare të kësaj aleance që janë në Kosovë kanë harxhuar mjete të shumta financiare duke qëndruar këtu. Ndërsa nëse Kosova ngre kapacitetet ushtarake, për të cilën duhet një kohë e gjatë, atëherë NATO-ja natyrisht se nuk ka nevojë të qëndrojë edhe më tutje në Kosovë”, ka thënë Kastrati.
Ai ka vlerësuar se me ngritjen e kapaciteteve, Ushtria e Kosovës mund ta japë kontributin e saj në operacionet e ndryshme të NATO-s…
Për më tepër BURIMI: Epoka e Re